Presidenti i Republikës Çeke firmos Traktatin e Lisbonës
Çekia ishte i vetmi vend që nuk e kishte miratuar traktatin, që ka si qëllim të thjeshtëzojë vendim-marrjen në BE. Presidenti Klaus firmosi traktatin pak pasi Gjykata Kushtetuese e Çekisë hodhi poshtë një ankesë kundër traktatit.
Në mesin e masave që propozon, Traktati i Lisbonës krijon edhe postin e presidentit të Këshillit Evropian dhe ndryshon mënyrën se si votojnë vendet anëtare. Traktati pritet të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.
Kreu i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso theksoi se tani është hapur rruga për të reformuar mënyrën se si drejtohet Evropa.