E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj, seksionet dygjuhëshe, model që garanton sukses

Në vitin e ardhshëm shkollorë, në disa shkolla të Shqipërisë do të fillojnë seksionet dygjuhëshe shqiptare- italiane, me strukturë tërësisht të rinovuar. Nga klasa e 10-të deri në klasëne 12-të, parashikohet zhvillimi i një kurikule 50 % në gjuhën shqipe dhe 50 % në gjuhën italiane. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe ambasadori Italian ishin në gjimnazin Ismail Qemali, i cili do të jetë një nga shkollat e përfshira për të promovuar këtë seksion. Ministri Tafaj theksoi se ky është një model që garanton sukses.
 

Në këtë projekt janë të pëfshira disa shkolla 9 vjeçare dhe gjimnaze nga qyteti i Tiranës, Shkodrës dhe Korçës. Sipas specialistëve të MASH, nxënësit shqiptarë duhet të kenë garancinë dhe qetësinë se plani mësimor që sot zhvillojnë, u mundëson studimet universitare elitare, si në vend dhe në itali.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›