Tahiri, Berishës:Mos u spërdridh, bëj transparencën se po bllokon heqjen e vizave
Tiranë, 17 qershor, NOA Është momenti të pranoni zgjidhjen që ne kemi pranuar, të dëgjoni si duhet thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë, ti hapni rrugë zgjidhjes së krizës së demokracisë duke filluar nga transparenca e zgjedhjeve, për ti hapur rrugë liberalizimit të vizave, e pastaj për ti dhënë zgjidhje edhe krizës së shtetit ligjor e akoma më shumë krizës ekonomike, pasi në të kundërt, do i bëni shërbimin më të keq vendit, e po kështu dhe vetes.
Si për çdo socialist tjetër, edhe deputeti Saimir Tahir Tahiri, transparencën e zgjedhjeve e pati si shtyllë të fjalimit të tij në seancën e sotme parlamentare, ku i kërkoi rishtas kryeministrit Sali Berisha, të bëjë transparencën e kutive të 28 qershorit, që të mos pengojë liberalizimin e vizave.
Nuk ka më njeri që të mos dijë se zgjedhjet i keni vjedhur; nuk ka më njeri që të mos dijë se liberalizimin e vizave po e zvarrisni ju me paaftësi dhe arrogancë, duke na lënë të fundit në Europë; nuk ka më njëri që të mos dijë se ekonomia po tkurret, se shqiptarët po varfërohen, se bizneset po mbyllen, e kjo jo për shkak të krizës globale, e cila po tju besojmë juve se nuk na preku, atëherë na mbetet të besojmë se kriza jonë, në dallim nga e gjithë bota, ka vetëm një shkak, dhe shkaku jeni vetëm ju, vjedhja, korrupsioni dhe abuzimi i qeverisë tuaj me buxhetin e shtetit për të manipuluar zgjedhjet e për të futur në xhepa tepricën, deklaroi në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Socialiste. Sipas deputetit Tahiri, maxhoranca sillet si një kalama qaraman, me një kryeministër të llastuar që spërdridhet duke gënjyer se gjoja vullnetin e tij babaxhan për ti hapur rrugë kërkesave legjitime të opozitës, një herë e pengon kushtetuta, pastaj nuk e pengon kushtetuta, por e pengon kodi zgjedhor, pastaj nuk e pengon as kodi zgjedhor, por po hapëm një palë kuti, do djegim çtë kenë brenda të tjerat, e kështu me radhë, si e si të mos lejojë shqiptarët të shohin me sytë e tyre çmasakër zgjedhore është gatuar në mes të Europës, nga i njëjti njeri që 20 vjet me radhë bën pazar me zgjedhjet për të bërë pazaret e veta me xhepat e shqiptarëve.
Pazari i fundit me zgjedhjet e 28 qershorit dhe mohimi i të drejtës kushtetuese për transparencë të plotë, po nuk u zgjidh tani sa nuk është vonë, do i kushtojë Shqipërisë e shqiptarëve më shumë se çdo herë tjetër, siç po i kushton përditë e më shumë rrënimi i ekonomisë nga pazaret e qeverisë, theksoi në fjalën e tij deputeti Saimir Tahiri, duke nënkuptuar mosplotësimin e ëndrrës së shqiptarëve për të lëvizur të lirë në Europë. Sikundër theksoi deputeti Tahiri, kriza e shkaktuar nga mohimi i dhunshëm i transparencës së zgjedhjeve, nuk është kriza personale e kryetarit të opozitës, Edi Rama, por kriza fatale e vjedhjes së përditshme të shqiptarëve nga pushteti i errët që ushtron maxhoranca e dalë nga errësira e kutive që ende nuk hapen, një krizë që sipas socialistëve ka zënë për fyti ekonominë e vogël të çdo familjeje shqiptare.
Mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")