E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri-Burgajt Rikthim te rendit publik

Menjëherë pasi qeveria e re është votëbesuar në Parlament dhe i gjithë kabineti qeveritar ka bërë betimin në selinë e Presidencës, ministri i ri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar të takohet me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj.

Pas takimit, për të cilin dihet vetëm që ka zgjatur rreth 60 minuta, por të tjera detaje nuk janë zbuluar, ka qenë vet drejtori Hysni Burgaj që ka deklaruar: “Me ministrin Tahiri do të kem bashkëpunim të mëtejshëm për të përmirësuar rendin e sigurinë në vend”. Ndërkohë, është mësuar se ministri Tahiri i ka kërkuar zotit Burgaj marrjen e masave urgjente për rendin e sigurinë publike, të cilat i konsideron si tejet të rënduara. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›