Tahiri: Dialogu me Serbinë, pas zbatimit të marrëveshjeve
PRISHTINE - Përfaqësuesja e Kosovës në bisedimet Prishtinë - Beograd, Edita Tahir deklaron se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura me palën serbe në dialogun teknik, nuk mund të flitet për tema të tjera.
Kryeneociatorja Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se fillimisht duhet që marrëveshjet e arritura të zbatohen, e më pas të flitet për takime dhe tema të tjera me palën serbe.
“Ashtu siç e ka thënë edhe vetë kryeministri Thaçi, në këtë fazë jemi të fokusuar për zbatimin e marrëveshjeve. Kërkojmë një angazhim të vendosur të Bashkimit Evropian, i cili është edhe ndërmjetësues dhe garantues i këtij dialogu teknik, që t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve. Nuk mund të ketë bisedime për tema të tjera teknike pa u bërë zbatimi i marrëveshjeve”, deklaroi kryenegociatorja kosovare.
Qeveria e Kosovës ka shprehur disa herë zhgënjimin e saj për moszbatimin e plotë të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
(er.nu/rel/BalkanWeb)