E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrorizonte shitëset e dyqaneve dhe farmacive, arrestohet

Në pranga përfundoi shtetasi Skerdilajd Godo, 34-vjeç. Nën kërcënimin e një thike, ai prej kohësh ushtronte presion dhe kërcënonte shitëset, kryesisht në rrugën “Don Bosko” dhe “Feri Xhajko” në kryeqytet.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga policia prej kohësh, pasi akuzohej për vjedhje. Arrestimi u krye pas alarmit të dhënë nga një farmaciste, teksa kishte parë 34-vjeçarin të vinte pranë saj për t’i kërkuar para. Menjëherë ndërhynë forcat e Komisariatit Nr 3, duke i vënë prangat burrit, i cili kishte zgjedhur mënyrën e gabuar për të përfituar para. /Start/

                                                                                             2012-05-13 10:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›