Tahiri: Duhet të fuqizohet roli i gruas në vendimmarrje

Me rastin e ”Ditës së Hapur Botërore: Partneriteti për paqe”, gratë kosovare kanë kërkuar më shumë të drejta të tyre në proceset e vendimmarrëse, gjithashtu kanë vlerësuar se pjesëmarrja e grave prej 30 % në Kuvendin e Kosovës është e vogël.
Ministrja e Administratës Publike dhe kryesuese e Lobit të grave të rajonit të Evropës Juglindore për paqe dhe siguri, Edita Tahiri gjatë një konference të mbajtur të hënën ka thënë se kjo konsultë është më shumë se konsultë dhe duhet që ky nivel të mos konsiderohet vetëm si konsultë, po të ndërtohet një partneritet midis grave dhe institucioneve ndërkombëtare, dhe midis grave dhe institucioneve vendore.
Ajo kërkoi që zëri i grave të jetë pjesë e vendimmarrjes, sepse nëse e lihet vetëm në konsultë, ajo mund të jetë vetëm në margjinat e vendimeve. Tahiri theksuar se vizioni i grave duhet të jetë pjesë e vizionit institucional për ndërtimin e shtetit tonë, pra të tillë siç duhet të jetë një shtet ligjor, një shtet demokratik, një shtet i cili mund tu jep mundësi të gjithëve.
“Në aspektin e proceseve paqësore, ne gratë e Kosovës nuk duam që të na përsëritet periudha kur u bënë bisedimet për statusin në Vjenë dhe gruaja nuk ishte pjesë e delegacionit. Duam që në të gjitha bisedimet e ardhshme që bëhen për Kosovën në planin ndërkombëtar, sepse Kosova si shtet synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, në OKB dhe në institucione tjera dhe po parashihen bisedime teknike me Serbinë, kështu që duam prezencën e grave në këto bisedime. Po ashtu kërkojmë që shoqëria civile të jetë pjesë e dialogut për Kosovën në aspektin e fuqizimit të grave. Kërkojmë transparencë të proceseve paqësore, pastaj kërkojmë që gratë në Kosovë të fuqizohen më shumë në vendimmarrje”, ka theksuar Tahiri.
Ajo ka shtuar se nuk mjafton vetëm 30 për qind e grave në Parlament, duke kërkuar më shumë gra, më shumë pjesëmarrje në nivelet vendimmarrëse, duke shtuar se gratë edhe e meritojnë edhe kanë kapacitete.
Nga ana tjetër Osnat Lubrani, nga UNDP, ka thënë se ky vit është një vit i rëndësishëm që po shënohet, sepse është 10-vjetori i Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1325, që sipas saj është një rezolutë historike dhe shumë e rëndësishme për femrat.
Ajo ka shtuar se ka pas progres në Kosovë në këtë drejtim, por mbetet edhe shumë për tu bërë.
Lubrani ka përmendur fushat ku duhet të ketë fuqizim rolit të gruas, si në negocime politike, financa dhe shumë çështje të tjera.
“Mendoj se çështje që kemi dëgjuar janë në fushat ku prezantuan. Këtu së pari kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e femrave në vendimmarrje, ku vendime të rëndësishme merren sa i përket të ardhmes së Kosovës, qoftë me negocime politike, financa, shpesh në nuk janë aty dhe kjo duhet të ndryshojë dhe shumë çështje të tjera që janë ngritur sa i përket pozitës së femrës në ekonominë, në tregun e punës, ku ende po diskriminohen dhe duhet të mbështeten që mund të kontribuojnë në rritjen e funksionalitetit së bashku me meshkujt”, ka thënë ajo.
Rezultatet e këtij takimi do t’i komunikohen Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor të vitit 2010, në mënyrë që diskutimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mjetet për përshpejtimin e zbatimit të rezolutës 1325 mund të zhvillohen duke u bazuar në informatat për nevojat dhe shqetësimet e grave në kontekstet e konfliktit.
Ekipi i Agjencive të OKB-së për Zhvillim, i udhëhequr nga UNIFEM-i dhe i mbështetur nga UNDP-ja, kanë organizuar ngjarjen “Dita e Hapur Botërore”./kosovapress/