Tahiri Gjykata te mbledhe provat ne institucione

Procesi gjyqesor ndaj deputetiti socialist Sajmir Tahiri, i paditur nga
dy femijet e kryeministrit Berisha eshte futur ne nje faze te re.
Tahiri i ka kerkuar gjykates te pranoje rihetimin gjyqesor te çeshtjes, duke pranuar provat e tij, me te cilat kerkon pafajesine.
Deputeti i opozites u shpreh perpara gjykates, se ajo duhet te mbledhe ne disa prej institucioneve shqiptare provat e tij, pasi keto institucione ne pergjigje te kerkeses se tij individuale shprehen se eshte e drejte vetem e gjykates.
Gjithashtu ai i kerkoi gjykates qe te sjelle ne sallen e gjyqit deshmitaret e kerkuar prej tij, ku perfshihen paditesit Shkelzen e Argita Berisha, ministrat Mediu e Bumçi, duke e cilesuar qesharak vendimin e trupit gjykues se nuk i gjen dot adresat e tyre.
Ai prezantoi jashte salles se gjyqit disa nga keto prova te siguruara prej tij, pasi me vendim te gjyqtarit Ilir Çeliku, kamerat nuk u lejuan te ishin prezente gjate zhvillimit te ketij gjyqi.
"Këtu kam një shkresë të zotit Aldo Bumçi drejtuar zotit Fatmir Mediu, me mbishkrimin për Zotin Shkelzen Berisha.Kjo është provë. Për kohën kur demontoheshin armët dhe municione në Gërdec dhe zoti Shkëlzen Berisha merrte fakse nga ministrat. Këtu kam tabulatin e telefonit të Delijorgjit, i cili vetëm 30 minuta pas tragjedisë së Gërdecit, i ka telefonuar për 50 sekonda Shkëlzen Berishës", tha Tahiri.
Procesi gjyqesor u ndoq nga rreth 20 deputete te opozites, si edhe disa perfaqesues te shoqerise civile.