Tahiri: Platforma jonë qeverisëse paraqet brengat dhe pritjet e secilit qytetarë

Kryetari i Aleancës për Prishtinën njëherësh kandidat për kryetar, Besnik Tahiri në vazhdën e takimeve me kategoritë e veçanta në kryeqytet, u prit në Komitetit e Grave të Verbra të Kosovës. Tahiri bashkëbisedoi me drejtoreshën ajramshahe Jetullahu dhe stafi i kësaj organizate, ku prezantuan punën dhe angazhimet për këtë kategori që kërkon trajtim të veçantë dhe po ashtu u diskutua për sfidat që ballafaqohen.
Tahiri, fillimisht prezantoi punën që po bënë Aleanca për Prishtinën në hartimi e politikave sociale që u bëjnë ballë sfidave, që ofrojnë alternativa të mobilizimit të të gjitha resurset humane, intelektuale, teknike dhe profesionale në hartimin e politikave të mençura sociale dhe në krijimin e një sistemi ekonomik të qëndrueshëm i cili do të siguronte mbështetje të fortë financiare për tejkalimin e vështirësive në sanimin e gjendjes ekzistuese, duke ofruar përkrahje në ngritjen e mirëqenies së këtyre kategorive.
Drejtoresha e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës Bajramshahe Jetullahu, duke prezantuar të arriturat e kësaj organizate dhe përkushtimin e gjithë ekipit të saj theksoi se është tejet e rëndësishme që kjo kategori të mos ndjehet e diskriminuar dhe e anashkaluar, e mbi të gjitha këta njerëz nuk kërkojnë lëmoshë por mundësi dhe përkrahje.
Tahiri theksoi se platforma e tij qeverisëse bazohet nevojat dhe pasqyron brengat, pritjet dhe interesat e secilit qytetarë dhe kategori e që synon ta kthej qeverisjen në shërbim të një jete më dinjitoze dhe një mirëqenie më të madhe.
Si parakusht është i domosdoshëm hartimi i politikave të reja sociale duke u bazuar në gjendjen e tanishme duke synuar standardet ndërkombëtare të mbrojtjes sociale, ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale, hartimin e strategjisë, për politikat sociale në nivel komunal, rritja e bashkëpunimit në mes të institucioneve profesionale, OJQ-ve dhe zyrave të ndryshme për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, avancimi i shërbimeve dhe përkujdesja për kategoritë e rrezikuara, duke u ofruar kushte dhe mundësi më të mira për ta.
Tahiri në formë përkrahje dhe angazhim për këtë institucion u dakordua që ta bëjë shtypjen e programit në “alfabetin e brej”, nga stafi i kësaj organizate, duke u ofruar mundësi të barabarta për ta prezantuar platformën e tij për të gjitha kategoritë. /Indeksonline/