E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga vizitoi pjesëtarin e plagosur të EULEX-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, vizitoi pjesëtarin e EULEX-it, që u plagos sot paradite në afërsi të Zveçanit.

Presidentja Jahjaga shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e jetës së një pjesëtari të policisë së EULEX-it, ndërkaq pjesëtarit të plagosur i uroi shërim të shpejtë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, gjithashtu, shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit dhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për misionin e EULEX-it për të vendosur rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

”Do të qëndrojmë bashkë, pranë njëri-tjetrit, që ta kalojmë këtë moment të rëndë,” tha Presidentja Jahjaga. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›