Tahiri: Raporti i OSBE/ODIHR mbështet qëndrimin e PS-së

Partia Socialiste ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it, duke deklaruar se ky raport ka kritikuar zgjedhjet e 8 majit dhe se rezultati për Tiranën nuk ishte ligjor.
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri në një deklaratë për median, ka deklaruar se raporti ka mbështetur qëndrimet e Partisë Socialiste. Ai deklaroi se sipas këtij raporti, fitues i zgjedhjeve ishte Edi Rama me 10 vota, edhe pse KQZ-ja nuk e shpalli siç duhet ta bënte. Tahiri ndër të tjera theksoi se me këtë komision dhe me këtë kolegj, nuk mund të bëhen më zgjedhjet në Shqipëri.
“PS është e gatshme për të bashkëpunuar për reformën, që të garantojë zgjedhje të drejta”, u shpreh ndër të tjera deputeti socialist.
Ditën e djeshme, OSBE/ODIHR ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 8 majit. Në këtë raport, vlerësohet se zgjedhjet kanë qenë transparente, konkurruese por të polarizuara. Raporti thekson se votimi në 8 maj ka qenë i mirë, por ka pasur probleme në 10% të Qendrave të Votimit.
OSBE/ODIHR, në raportin përfundimtar veçon se 2 partitë e mëdha nuk përmbushën detyrimet. Përsa i përket Kodit Zgjedhor, raporti nënvizon se Kodi nuk ka procedurë për votat në kutitë e gabuara, të cilat sollën mosmarrëveshjet.