E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Partitë të ulen në tavolinë, për përmirësimin e Kodit

Lëvizja Socialiste për Integrim, i bën thirrje partive politike të mos humbin kohë për fillimin e reformës zgjedhore, por të ulen në tavolinë për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Pas publikimit të raportit përfundimtar të zgjedhjeve të 8-majit nga OSBE/ODIHR, LSI-ja mbështet rekomandimet e detajuara që raporti paraqet dhe thekson se ka nevojë për reflektim të shpejtë dhe të menjëherëshëm.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka reaguar për raportin e OSBE/ODIHR, duke theksuar se të gjithë shqiptarët janë ndjerë mirë, kur kanë lexuar vlerësimn e raporitit, që procesi i numërimit ishte i mirë dhe zgjedhjet ishin në përputhje me standartet e OSBE/ODIHR dhe standartet ndërkombëtare.

“Sot, pasi kemi në duar raportin e OSBE/ODIHR, ku kërkohet kryerja e reformës zgjedhore, nuk ka alternativë të përgjegjshme, përveçse uljes së partive në tavolinë për përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Partitë të ulen për Kodin, të diskutojnë në mënyrë të hapur dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat janë rruga ku duhet të ecet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian të vendit”, u shpreh Vasili.

Ai theksoi se LSI-ja mbështet rekomandimet e detajuara, që raporti paraqet dhe që ka nevojë për reflektim të shpejtë dhe të menjëherëshëm.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, raporti i OSBE/ODIHR konsideron se klima ka qenë e polarizuar, në mënyrë të veçantë pas 21 janarit, dhe që ka ngarkuar në mënyrë të panevojshme dhe fiktive situatën.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›