Tahiri: Serbia po ndal pagat për policinë paralele

Menjëherë pas takimit, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, i ka thënë Indeksonline, se dialogu sot ka pasur disa zhvillime pozitive.
“Në fushën e sigurisë pala serbe ka dorëzuar listën e stacioneve policisë se ku janë të vendosura policia paralele. Tashmë është mbyllur lokacioni në Leposaviç, dhe do të vazhdohet me mbylljet e tjera. Ne e kemi analizuar atë listë dhe kemi ofruar të dhëna shtesë të cilat nuk janë përshirë në listë dhe kemi diskutuar se duhet të mbyllen të gjitha strukturat që kanë të bëjnë me ‘Mbrojten Civile’”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.
Sipas saj, pala serbe poashtu ka dalë me vendimin që të ndalë pagat për strukturat e policisë. “Kjo praktikisht mund të quhet pika ku kemi ardhur deri te pajtimi dhe jemi duke vazhduar me angazihimet tona për integrimet”, ka shtuar zëvendëskryeministrja kosovare.
“Ne kemi ofruar një skemë të integrimit të individëve serbë në institucionet tona të sigurisë. Ne kemi një numër të konsiderueshëm të vendevë të punës që kanë të bëjnë me policinë”, ka shtuar ajo.
Ndërkaq, të njëjtët mund të punësohen në policinë e Kosovës. Tahiri ka shpjeguar për Indeksonline se “ka pasur një kërkesë që të gjitha strukturat ilegale të punësohen por kjo varet nga kapaciteti absorbues i Policisë së Kosovës”. Ndërkaq, punësimi i tyre, sipas saj do të bëhet me kriteret që parasheh ligji për policinë e Kosovës.
Pala kosovare gjatë dialogut të sotëm ka njoftuar lidhur me veprimet që po ndërmerr lidhur me emërimin e komandantit rajonal.
“Poashtu kemi vazhduar diskutimet për planin për shuarjen e gjykatave paralele. Ky plan dinamik do të përfshijë se ku ka gjukata paralele, ato të shuhen dhe Serbia të ndalë pagat për to”, ka thënë ajo.
Në takim e radhës (të mërkuren), Tahiri pret qëdelegacioni i Serbisë të dorëzojë një listë të gjykatave paralele se ku ndodhen. “Duke u mbyllur gjykatat mbyllen të gjitha procedurat që ilegalisht ndërmerren në këtë fushë”.
Sipas saj, nesër vazhdojnë takimet për çështjen e drejtësisë, telekomit, institucionalizimin e rolit ndihmës që OSBE do të ketë në Kosovë për zgjedhjet lokale. Ajo nuk ka cekur se me çfarë dokumentesh do të votojnë serbët e veriut. “Do të votojnë me dokumentet valide, sipas ligjeve në fuqi”./Indeksonline./