E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri Shteti i gjunjezuar para krimit

Saimir Tahiri, deputet i Partisë Socialiste, ka theksuar në një dalje për mediat se “shteti shqiptar është i gjunjëzuar para krimit dhe qytetarët janë krejtësisht të pambrojtur”.

“Qytetarët grabiten në mes të ditës, ndërsa Berisha grabit institucionet e pavarura siç bëri me SHISH-in”, theksoi Tahri, i cili shtoi se “kriminelët vrasin, lirohen dhe vrasin përsëri”.

“SHISH-i nuk është më i pavarur dhe i është rikthyer një militanti. Policia e Shtetit drejtohet nga militantë të paaftë për të luftuar krimin dhe nga drejtues policie që bëjnë pazare me vetë kriminelët”, shtoi deputeti socialist.

“Kur i pari i qeverisë vret qytetarët e vet si më 21 janar, edhe kriminelëve s’i hyn gjemb në këmbë. Pa u larguar Berisha nuk mund të garantohen institucionet e pavaruara e nuk ndëshkohen bandat që bëjnë kërdinë. Nuk mund të rikthehet qetësia për qytetarët pa ikur Berisha”, deklaroi tahiri.

Në fund, deputeti socialist nënvizoi: “PS do u rikthejë qytetarëve pavarësinë e institucioneve, do garantojë jetën dhe pronën e çdokujt e do vërë prapa hekurave të gjithë hajdutët, përshirë ata që janë në pushtet.”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›