Tahiri Te hetohet Berisha e Basha

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe kryetari i saj për Tiranën, Saimir Tahiri reagoi pas konferencës për shtyp të kryeprokurores Ina Rama. Në emër të kryetarit të PS-së dhe të gjithë deputetëve socialistë, Tahiri shprehu gatishmërinë për të mbështetur institucionin e prokurorisë në hetimet e saj për zbardhjen e plotë të 21 janarit, duke vetëofruar heqjen e imunitetit.
“Ne mbështesim hetimin e 21 janarit dhe jemi gati të votojmë heqjen e imunitetit për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Vetë kryetari i PS, Edi Rama thotë se është në dispozicion të prokurorisë, duke qenë se nuk ka imuniteti si deputetet. Unë personalisht si deputet jam në dispozion të prokurorisë. Për 21 janarin asnjë nga ne nuk ka patur e nuk ka imunitet, jemi të gjithë gati të hetohemi deri në fund, jo vetëm 3 kolegët Hetimet e 21 janaritBerisha: Ina Rama bashkëpunoi me Edi Ramën Ndrea Prendi në Prokurori Balla-Doshi: Lëmë imunitetin tanë. Asnjë nga ne nuk ka bërë më pak se tre kolegët tanë që ju cituat dhe asnjë prej tyre nuk ka bërë më shumë se sa të ushtrojë të drejtën kushtetuese të demonstrimit paqësor. Ne jemi të gjithë gati të hetohemi deri në fund”, tha deputeti Tahiri.
Për socialistët kërkesa për hetim vetëm të 3 deputetëve, Tom Doshi, Besnik Baraj dhe Taulant Ballës është jo e plotë, pasi sipas tyre për hetim duhet të thërriten autorët e vërtetë të vrasjes së katër të pafajshëmve, që për Selinë Rozë, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
“Opozita shqiptare akuzon Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si përgjegjës të drejtpërdrejtë për përdorimin e pushkëve ndaj popullit, me pasojë vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Ata duhet të hetohen deri në fund, ata duhet të merren në procedim menjëherë edhe Sali Berisha edhe Lulzim Basha, përndryshe kërkesa për imunitetin e tre deputetëve opozitarë nuk mund të mos na duket si manovër për të krijuar një ekuilibër të papranueshëm në hetime. Nëse Berisha e Basha nuk hetohen, , opozita do ta konsiderojë si një kalkulim të prokurorisë për të dalë mbi palët, por që në fakt e bën palë. Prokuroria ka detyrim të cojë vrasësit dhe urdhëruesit para gjyqit. Nga ana tjetër, gjykata tregoi që është kthyer në një vegël të pushtetit, me masat me arrest shtëpie. Arrest shtëpie në regjimin e Berishës do të thotë liridalje e plotë, për të komunikuar dhe mundësinë për të dëmtuar procesin hetimor të 21 janarit”, deklaroi Tahiri.