E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri dorëzon një provë të re në Prokurori: Është vendimtare

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar këtë të hënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një dokument që, sipas tij, është një provë e re që ndihmon në çështjen e tij. Ai nuk ishte thërritur nga prokurorët por ka vendosur që të shkojë atje vetë, në shoqërinë e avokatit të tij.

Provat e reja që Tahiri ka dorëzuar mësohet se kanë ardhur nga Italia dhe duhet të shërbejnë për të përshpejtuar përfundimin e hetimeve nga organi i akuzës.

Ish-ministri i akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike nuk pranoi të zbulonte se për çfarë bëhet fjalë. “Dorëzova një provë që e quaj deçizive për procesin. Kam mbi 1 vit që dëgjoj dhe kam heshtur. Prisni edhe ju pak”, u tha ai gazetarëve të pranishëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

“Rrufe në qiell të hapur”, ministri Xhafaj jep dorëheqjen!

Kuvendi “rrëzon” Metën, vendoset fati i Teatrit

“Toyota Yaris”, Basha: Prokuroria ka prova ta arrestojë menjëherë Ballën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›