E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën Xhafaj, gëzon Basha: Fitore e opozitës kundër krimit

Për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar këtë zhvillim si një fitore të opozitës.

“Largimi i Fatmir Xhafajt, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi”, shkruan Basha në një postim në Facebook. “Me Fatmir Xhafajn krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë”.

Kryetari i PD mendon se dorëheqja e Xhafajt është vetëm hapi i parë i një serie që do të sjellë rrëzimin edhe të kryeministrit Edi Rama. “Largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

“Rrufe në qiell të hapur”, ministri Xhafaj jep dorëheqjen!

Kuvendi “rrëzon” Metën, vendoset fati i Teatrit

“Toyota Yaris”, Basha: Prokuroria ka prova ta arrestojë menjëherë Ballën

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›