Tahiri, takimi i radhës me Serbinë më 30 nëntor
PRISHTINË- Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve mbahet më 30 nëntor.
“Jemi pajtuar që takimi i radhës të mbahet në fund të këtij muaji, më 30 nëntor”, ka thënë ajo. Ndërkaq, Bashkimi Europian, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për diplomat, ndërsa e ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e takimit mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas komunikatës, palët kanë arritur progres edhe për çështjen e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.
BE ka njoftuar edhe se delegacionet kanë biseduar edhe çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve.
“Në këtë kontekst koncepti i Menaxhimit të Integruar të Kufirit është diskutuar si një mënyrë për të gjetur një zgjidhje europiane në pikëkalime”, thuhet në komunikatë.
Aty, po ashtu, thuhet se është arritur progres nga grupet punuese për regjistrat civilë dhe lëvizjen e lirë – për të cilat palët kanë rënë dakord në takimet e kaluara.
(m.a/News24/BalkanWeb)