Merkel ultimatum Greqisë, për nënshkrimin e angazhimeve
BERLIN - Vazhdon presioni mbi Athinën, që krerët e shtetit dhe gjithë liderët politikë të nënshkruajnë angazhimet e tyre deri të martën e ardhshme, si kusht për pagesën e këstit të gjashtë.
Një kërkesë për garancinë e nënshkruar përmendi sot sërish kancelarja gjermane Angela Merkel në një fjalim në parlamentin gjerman për buxhetin e 2012.
Duke folur në parlament kancelarja, Angela Merkel tha: "Grekët nuk i kanë plotësuar ende kushtet për pagesën e këstit të ardhshëm. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë jo vetëm për nënshkrimin e Kryeministrit grek por edhe të atyre që marrin pjesë dhe mbështesin qeverinë e re. Ndryshe nuk mund të lëvrohet kësti i gjashtë. "
"Për të rifituar besimin, të gjitha palët duhet të japin pëlqimin e tyre me shkrim dhe me qëllim lirimin e këstit të ardhshëm," tha zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Financave, Martin Kotchaous.
"Kësti i gjashtë nuk do të lirohet nëse marrëveshjen e kredisë nuk e nënshkruan edhe lideri i opozitës. Greqia ka nevojë për kohë për të riformuar qëndrimet dhe praktikat ", ka thënë ai.
Zëdhënësi argumentoi gjithashtu se Gjermania është duke u përpjekur për të ndihmuar Greqinë, por "angazhimet e saj janë jo vetëm të detyrueshme, por edhe realiste."
I pyetur nga gazetarët greke pse është nënshkruar Samaras, zyrtari i qeverisë gjermane tha se shqetësim në Berlin kanë shkaktuar deklaratat e mëparshme të Samaras për “rinegociim” kur është fjala për qeverinë.