Tajfuni Bopha Filipinet ne alarm

Dhjetra persona raportohen të vdekur nga tajfuni i fuqishëm që preku jugun e Filipineve. Autoritetet flasin për 96 viktima, por raportimet nga zonat e goditura dyfishojnë këtë shifër.
Tajfuni Bopha preku të gjithë ishullin Mindanao, duke shkulur pemë e duke i përplasur me shtëpitë gjatë së martës, përpara se të dobësohej gjatë mesnatës, kur nisi t’i drejtohej detit të Kinës jugore.
Pritej gjithsesi që të kishte më shumë reshje shiu, ndërkohë që kalonte mbi ishullin perëndimor të Palaëan-it, mëngjesin e së mërkurës, me një fuqi të madhe, e aftë të shkatërronte të tjera shtëpi, sipas zyrtarëve.
Autoritetet e emergjencave flasin për 96 viktima, por raportime që citojnë zyrtarët lokalë në zonat e prekura nga tajfuni, çojnë numrin e të vdekurve akoma më të lartë. Sipas BBC bëhet fjalë për mbi 200 viktima dhe qindra të tjerë të zhdukur që mund të përkeqësojnë këtë bilanc.
Mes të vdekurve ka qenë edhe një ushtar, i cili ishte pjesë e trupave të shpëtimit të dërguara në zonat e goditura, në momentet e para të stuhisë.
“Është diçka e trishtueshme dhe tragjike. Ata kishin shkuar atje për të ndihmuar qytetarët, që mund të hasnin vështirësi”, tha Ministri i Brendshëm Filipinas.
Ushtria ka përdorur helikopterë dhe mjete të rënda gjatë së mërkurës në New Bataan, ku ujërat e reshjeve të shiut kullonin nga shpatet e afërta, duke krijuar vorbulla vdekjeprurëse, falë shkëmbinjve dhe sendeve të tjera të grumbulluara përgjatë rrugës.