E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci-Dacic marreveshje per kufirin

Takimi i tretë mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Brukselit, përfundoi pak para mesnatës, pas rreth tre orë bisedimesh.

Temat kryesore ishin menaxhimi i integruar i pikave të kalimit dhe përbërja e zyrave ndërlidhëse mes dy vendeve. Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi pas takimit se do të përzgjedhë një prej ambasadorëve më të mirë për ta dërguar në Beograd, ndërsa Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç tha se këta përfaqësues do të jenë zyrtarë të thjeshtë, pa status diplomati, të cilët do të veprojnë brenda zyrave të BE-së në vendet respektive.

Në lidhje me marrëveshjen për pikat e Bisedimet Takimi i tretë Thaçi-DaçiçWesterwelle për bisedimet Kosovë-Serbi Shala, koordinator politik për dialogun kalimit, e cila sipas Thaçit pritet të hyjë në fuqi me 10 dhjetor, Daçiç deklaroi se pritet që të mos ketë doganë për mallrat për serbët e Kosovës si dhe se nuk do të pengohet qarkullimi i lirë në veriun e Kosovës i automjeteve me targat e Serbisë. Bisedimet
Takimi i tretë Thaçi-Daçiç
Westerwelle për bisedimet Kosovë-Serbi
Shala, koordinator politik për dialogun

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›