E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajfuni Dolphin godet Japoninë, 6 të plagosur dhe mijëra shtëpi pa energji. Kina mbyll portet (VIDEO) –

Tajfuni Dolphin goditi prefekturën jugore Okinawa të Japonisë, duke plagosur gjashtë persona dhe duke ndërprerë energjinë elektrike në më shumë se 50,000 ndërtesa.

Kina mbylli portet dhe pezulloi shërbimet e trageteve ndërsa tajfuni pritej të godiste bregun e saj lindor.

Pesë të moshuar, tre prej të cilëve ranë për shkak të erërave të forta, pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën në Okinawa, ndërsa një person tjetër u plagos në prefekturën Kagoshima, sipas autoriteteve lokale.

Rreth 39,000 ndërtesa mbetën pa energji elektrike në Kagoshima, ndërsa më shumë se 12,000 ndërtesa u prekën në Okinawa.

Linjat ajrore japoneze, ANA dhe Japan Airlines anuluan fluturimet për në dhe nga Okinawa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›