E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajfuni Soulik zbarkon në Tajvan, 1 i vdekur nga stuhia (FOTO/VIDEO)

tajvaniTajvan- Tajfuni Soulik ka bërë zbarkim në Tajvan, duke sjellë erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm në ishull.

Deri tani një person është raportuar të ketë vdekur, ndërsa 21 janë plagosur në ekstremet e motit.

Më shumë se 8.500 njerëz janë evakuuar nga zonat malore dhe të tjera të rrezikshme dhe mijëra ushtarë janë vendosur.

Soulik pritet të mbërrijë në krahinat lindore kontinentale të Kinës e Fujian dhe Zhejiang vonë të shtunën.

Autoritetet lokale kanë qenë duke kërkuar për të zbatuar planet e reagimit emergjent, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës Xinhua, pas shiut të fundit nëpër pjesë të mëdha të vendit që thuhet se la 200 të vdekur apo të humbur.

tai1Tajfuni Soulik, me forcë të mesme kishte shpejtësinë e erës prej rreth 173 km / h të shtunën në mëngjes.

Ai bëri zbarkim rreth orës 03:00 të së shtunës, raportoi Byroja Qendrore e Motit në Tajvan.

Një polic u vra nga një tullë, por njerëz të tjerë pësuan lëndime kryesisht të lehta, duke përfshirë edhe nga pemët e rrëzuara ose duke u hedhur jashtë motorrëve të tyre.

Erërat e forta dhe shiu i fuqishëm kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Kjo tajfun është i pari që godet Tajvanin këtë vit dhe ekziston frika e dëmeve të mëdha për shkak se ishulli ishte vendi i parë që ai bëri zbarkimin. Gati 50,000 ushtarë janë vënë në gatishmëri.

Shkollat dhe zyrat në Taipei dhe disa qytete të tjera ishin mbyllur të premten pasdite teksa stuhia tropikale po afrohej. Disa fluturime në Tajvan janë ndërprerë.

tai2Masa parandaluese janë marrë për të mbyllur rrugët dhe urat përgjatë zonave më të ndjeshme ndaj fatkeqësive, thanë zyrtarët.

Anijet e peshkimit ishin kthyer në breg para goditjes së tajfunit dhe pulikut iu bë thirrje për të shmangur zonat malore dhe bregdetare.

Banorët e evakuuar – duke përfshirë 3,000 nga qyteti Kaohsiung dhe 2000 nga Pingtung në jug të Tajvanit – janë marrë në ndërtesat e qeverisjes vendore që janë shndërruar në strehimore.

Më shumë se 2,000 turistë ishin më herët evakuuar nga ishulli, pranë qytetit të Taitung, si një masë paraprake. 

Tornadot janë të zakonshme gjatë verës në pjesë të Azisë Lindore, ku ajri i ngrohtë me lagështi dhe kushtet e presionit të ulët mundësojnë ciklonet tropikale. Në vitin 2009, Tajvani u godit nga tajfuni Morakot, i cili la qindra të vdekur në përmbytjet dhe rrëshqitjet.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›