E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, zgjidhet kryetarja e re e Këshillit Bashkiak Rajmonda Nase

bashkia-korceKorçë- Rajmonda Nase është zgjedhur kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Korçës në vend të Ilirjan Pendavinji.

Ish-kreu i këtij këshilli, tashmë deputet i Partisë Socialiste i ka dorëzuar mandatin e tij Nases e cila më herët ka pasur postin e nënkryetares ndërsa vendin e saj e ka zënë Erion Nexhipi.

Sakaq që në këtë mbledhje është bërë edhe zgjedhja e përfaqësuesit për këshillin e qarkut, post që ju dha Vasilika Petrit.

Këshilli Bashkiak i Korçës dominohet nga të majtët me 23 këshilltarë përballë të djathtëve që kanë 2 këshilltarë ka e djathta. Në votim morën marrë pjesë 26 këshilltarë nga 35 gjithsej teksa 21 prej tyre votuan pro ndërsa 5 të tjerë abstenuan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›