E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajfuni Utor perfshin zonen jugore te Kines

Me një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë, tajfuni Utor, tashmë ndodhet në brigjet jugore të Kinës. I ardhur nga ishujt Filipine ku ka shkaktuar 6 viktima, rreth 30 mijë persona kanë mbetur të pastrehë, dhe dëmet materiale janë ende të pallogaritshme.
Në disa prej provincave kineze, erërat e forta shoqërohen nga shira të dendur.
Disa fluturime janë anuluar, punimet në port janë pezulluar, ndërsa me qindra persona janë evakuuar nga zonat më me rrezik. Ky është tajfuni i 11-të që godet Kinën që nga fillimi i vitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›