E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlande gjenden 2 mije mbetje fetusesh

Policia tajlandeze ka gjetur ne Bangkok me shume se 2000 mbetje fetusesh ne tre konteniere ne morgun e nje tempulli budist. Trupat te mbeshtjelle me qese plastike u zbuluan ne nje zone te hapur te morgut disa dite pasi policia kishte zbuluar qidra fetuse te tjere ne nje dhome.

Versioni me te cilen policia ka shpjeguar ngjarjen eshte pikerisht nje krematorium qe ndodhej ne tempull dhe mendohet se klinikat ilegale te abortit i depozitonin aty mbetjet nga puna e tyre. Nje gje e tille mund te mbetej e pazbuluar edhe per shume kohe nese furra e krematoriumit nuk do te ishte prishur dhe punetoret qe po e riparonin te gjenin qeset plastike qe permbanin fetuset.

Policia metropolitane e Bangkokut ka deklaruar se ajo ka ndaluar dy punonjes te tempullit me akuzen e fshehjes se mbetjeve dhe ka aritur te gjeje pese nga gjashte klinikat ilegale. Edhe nje grua ka rene ne prangat e policise pasi rrefeu se drejtonte nga nga klinikat ne fjale.

Aborti eshte i paligjshem ne Tajlande dhe behet vetem ne rast se shtatzania eshte rrjedhoje e nje perdhunimi apo incesti. Policia ka nisur nje operacion te gjere per klinikat e paligjshme te abortit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›