E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Presim oferte zyrtare nga PS-ja

Ashtu si kryeministri Berisha edhe kreu i LSI Ilir Meta i kerkon kryetarit te opozites Edi Rama te shkruaje ne oferte deklarimin e tij per terheqjen nga fletet e votimit. Vetem pas kesaj oferta e rames do te kete nje pergjigje nga mazhoranca pas verifikimit nese ajo perputhet me ligjin dhe kushtetuten tha kreu i LSI.

Askush derime sot nuk e ka nje oferte te tille. Kjo eshte vetem ne mendjen e zotit Rama dhe une nuk besoj se atij nuk i kushton shume per ta shkruar ne menyre korrekte kete gje tha Meta.

Kryetari i LSI konsideroi te neveritshme dhe te pamoralshme terheqjen e PS nga fletet e votimit duke e akuzuar partine me te madhe te opozites se bllokoi statusin e kandidatit ne BE.

Kjo eshte ajo qe e la Shqiperia pa statusin e vendit kandidat sepse nje vend qe ka nje opozite te tille destruktive penguese antiparlamentare dhe antieuropiane ne sjelljen e saj eshte nje vend i cili ka nevoje per me shume kohe per te maturuar klasen politike tha Meta.

Ashpersimi i toneve te kreut te LSI ne drejtim te drejtuesit te PS Edi Rama sipas tij nuk ka te beje me faktin qe PS ne shenjestren e akuzave per pasurine kete here ka vene ate akuza per te cilat ai tha se selia roze duhet te drejtohet drejtesise.

Une i ftoj ti drejtohen zyrtarisht Institutit te Larte te Deklarimit te Pasurive ti drejtohen prokurorise Europolit Interpolit te ndjekin gjithe rruget zyrtare ndersa per gjirin e Lalzit une e ftoj gjithmone Edi atje dhe ai te pakten gjithmone do ta gjeje nje ngjale te fresket. Ju e dini qe une jam bujar dhe zemren e kam te gjere. Une asnjehere nuk ka pasur dhe nuk kam asnje gje personale me te. Ai nuk me ftoi ne dasem por une i cova buqeten me te madhe dhe me te bukur tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›