E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlande, hiqet gjendja e jashtezakonshme ne Bangkok

Kryeministri tajlandez Abhisit Vejjajiva ka hequr gjendjen e jashtezakonshme ne Bangkok dhe pese provinca prane tij.

Situata e emergjences ishte ne fuqi per dy jave per shkak te protestave per rrezimin e qeverise. Ky hap shihet nga kryeministri si nje nga masat e qeverise per pajtimin dhe gjetjen e nje zgjidhjeje per vendin.

 Gjendja e jashtezakonshme u vendos ne 12 prill, pas manifestimeve te dhunshme te kemishekuqve. Ato detyruan edhe anulimin e nje samiti rajonal ne jug te vendit.

Dy persona gjeten vdekjen dhe mbi 100 u plagosen ne perleshjet ne kryeqytet, qe sollen bllokimin e rrugeve dhe probleme ne trafik.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›