Tajlandë, përplasje të ashpra mes rebelëve dhe forcave ushtarake
Tajlanda po përjeton krizën më të rëndë politike që prej 18 vitesh. Të paktën 12 persona humbën jetën dhe rreth 500 të tjerë u plagosën ditën e shtunë gjatë përleshjeve të dhunshme mes forcave të rendit të cilat u përpoqën të rimarrin kontrollin e një lagjeje, për të cilin më tej hoqën dorë dhe manifestuesve antiqeveritarë në Bangkok, njoftuan skuadrat të ndihmës së shpejtë. Mes viktimave ishtë edhe një kameraman japonez, njoftoi një televizion tajlandez. Ushtarakë dhe manifestues, të cilët kërkonin dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Abhisit Vejjajiva, u përleshën në akte të rënda dhune për disa orë rreth bulevardit Raçadamnoen, në qytetin e vjetër, operacioni i parë i forcës që prej vendosjes ditën e mërkurë të gjendjes së jashtëzakonshme.
Përleshjet, që filluan orët e para të pasdites, u shtuan gradualisht, pasi forcat e rendit përdorën granata me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Gazetarë të AFP-së dëgjuan shumë goditje me armë zjarri. Njëzetë ushtarë janë plagosur në një shpërthim, që ka të ngjerë të jetë shkaktuar nga një granatë. Aktet e dhunës kanë ndodhur egzaktësisht 1 vit pas fillimt të protestave nga ana e mbështetësve të ish-kryeministrit të Tajlandës, Thaksin Shinaëatra. Në këtë protestë, mbështetësit e Shinavatras bllokuan për disa ditë me radhë rrugët kryesore të kryeqytetit të Tajlandës, Bangokut.