E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim Miçel–Netanjahu, megjithë tensionet

Një zëdhënëse izraelite ka thënë se zoti Netanjahu po takohej privatisht me të dërguarin Miçel.

Mbrëmë, emisari amerikan është takuar me liderin palestinez, Mahmud Abas, në Ramallah dhe raportohet se i ka thënë atij se ende po punonte në marrëveshjen me Izraelin për vendbanimet në Bregun Perëndimor.

Zoti Abas refuzon vazhdimin e bisedimeve paqësore, që janë bllokuar për gjashtë muajt e fundit, derisa Izraeli të bjerë dakord të bllokojë të gjitha aktivitetet lidhur me vendbanimet.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›