Rama prezanton rezolutën: Nuk bojkotohet Kuvendi
Ndër të tjera në rezolutë thuhet se “ Zgjedhjet e 28 qershorit ishin një mundësi e humbur për të përmbushur një moment kyç të historisë së popullit shqiptar, për zgjedhje të lira dhe me standarde dhe për këtë një përgjegjësi direkte ka qeveria për këto zgjedhje të deformuara”.
Në këtë rezoltutë të propozuar nga Rama thuhet se “ rezultati i këtyre zgjedhjeve konsiderohet i papranueshëm për PS-në , pasi janë qartësisht një shprehje e manipulimit para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor” duke theksuar në pikën tre të saj se “ këto zgjedhje konsiderohen me legjitimitet të cunguar, sepse nuk kanë shprehur vullnetin politik të popullit shqiptar"
“PS i konsideron zgjedhjet e parakohshme - thuhet më tëj në rezolutë- si një mundësi objektive për t’i dhënë sovranit vullnetin e pakontestueshëm politk dhe qeverinë që ai meriton”. Në përfundim të kësaj deklarate thuhet se “ PS do të luftojë me të gjitha mjetet ligjore dhe kushtetuese në një opozitë pa kompromise në parlamentin shqiptar
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, në mbledhje janë lexuar disa rezoluta. Përveç rezolutës së Ramës, është lexuar edhe një rezolutë tjetër. Anëtarja e kryesisë Eva Allushi tha se rezoluta e dytë është lexuar nga një grup anëtarësh. Sipas saj, dy rezolutat janë të përafërta në qëndrime.