E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takim i Kryeministrit Berisha në Zvicër

Kryeministri Berisha ndodhet ne Zvicër, ku po merr pjesë në ceremonitë me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Forumit të Krans Montanës. Në këtë aktivitet marrin pjesë politikanë, përfaqësues të biznesit dhe të medias evropiane.

Kryeministri Berisha pati, sot, një takim të vecantë me pjesemarrësit në Forum, në të cilin ai shpalosi rezultatet e aktivitetit dhe reformave të deritanishme të qeverisë. Në këtë takim, Kryeministri Berisha pati gjithashtu rastin të ekspozojë inisiativën e tij "Shqipëria 1 Euro". Kryeministri u shpjegoi te pranishmëve se kjo nismë do të ofrojë lehtësira dhe kushte më të favorshme për investitorët vendas dhe të huaj, duke synuar ta shndërrojë Shqipërinë në një vend prodhues dhe eksportues. "Kjo nismë do të punësojë dhe begatojë shqiptarët e do t'i shkëpusë ata nga varfëria e hidhur" u shpreh Kryeministri në takim.

Të pranishmit e mirëpritën dhe përshëndetën këtë nismë, duke e vlerësuar si një revolucion të vërtetë ekonomik për Shqipërinë. Duke përgëzuar Kryeministrin dhe qeverinë, ata shprehën entuziazmin për ta bërë të njohur inisiativën në vendet e tyre. Biznesmenët e pranishëm shprehën interes për të vizituar Shqipërinë për të konsideruar mundësitë për investim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›