Takim mes historive personale te serbeve dhe shqiptareve

Ekspozita e fotografive dhe intervistave nga jeta e serbeve dhe shqiptareve ne Kosove nen titullin Veshtrime takime mes historive personale te serbeve dhe shqiptareve realizohet ne bashkepunim te Shoqates Kultura e re nga Novi Sadi dhe Qendra Multimediale ne Prishtine. Gjate veres se ketij viti ata kane intervistuar pjesetare te popullates serbe dhe shqiptare ne Kosove i kane pyetur ata per kujtimet e tyre me cfare sysh e shohin sot boten dhe si e mendojne te ardhmen. Pervec intervistave permes fotografive prezantohet atmosfera autentike e jetes ne Kosove krejt kjo me qellim qe te tregohet dallimi mes tregimeve te jetes se serbeve dhe shqiptareve.
Paragjykimet gjunjezohen para realitetit
Njeri prej autoreve te fotografive Nikola Bradonjiq ka qene per here te pare ne jeten e tij ne Kosove dhe menjehere ka larguar paragjykimet qe kishte me heret. Jam ndier shume mire ne shoqeri te serbeve dhe te shqiptareve dhe kam ndier kenaqesi kur kam vizituar Prishtinen dhe Gracanicen. Kenaqesi ne kuptimin qe natyrisht mu shemben disa mendime qe i kam pasur per shqiptaret dhe per Kosoven. Por ne te njejten kohe ne njefare menyre isha edhe pak i trishtuar per shkak se kur arrini ne enklavat serbe e kuptoni se ata njerez jane te izoluar tersisht. Perndryshe nuk i perkasin as Serbise e as Kosoves.
Gazetarja e re Ivana Srdanov njera prej autoreve te intervistave po ashtu ka qene per here te pare ne Kosove Pershtypja ime eshte se secili prej tyre ka te drejte dhe secili prej tyre ndihet ashtu si ndihet per shkak se kane paragjykime te caktuara ose frike pikerisht per ate se ka kaluar ajo cfare ka kaluar.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shtepia e femijeve Novi Sad
Kapadaillek atje dhe ketu
Nikola Bradonjiq ka verejtur ngjashmeri ne kohet e tranzicionit. Gjendja eshte ne pergjithesi ashtu si gjendja e ketushme kemi makina luksoze ne rruge por kemi edhe mjerim. Pra ne parim ekziston nje kapadaillek i madh nese mund ta them keshtu. Pra na ngjajne shume.
Nuk kemi intervistuar asnje shqiptar nga Kosova dhe shkak per kete eshte mospjesemarrja e autoreve shqiptare ne ekspozite. Ata nuk kishin pasur mundesi te udhetojne per ne Novi Sad per shkak se Serbia nuk i njeh dokumentet kosovare te udhetimit. Ne ekspozite ka marre pjese reporteri i medieve nga Kosova dhe Shqiperia Idro Seferi i cili per problemet e tilla fajeson vetem politikanet te cilet sipa tij jane fajtoret kryesor per mungesen e komunikimit mes dy popujve.
Shqiptaret dhe serbet me nuk dijne per njeri-tjetrin. Te rinjte shqiptare nuk flasin me gjuhen serbe serbet nuk flasin shqip. shte shume keq qe per shembull dikush qe vjen nga Gracanica ne Prishtine duhet te flase ne gjuhen angleze nderkohe qe Gracanica eshte vetem pese kilometra larg. Po ashtu nese dikush nga Prishtina shkon ne Gracanice duhet te flas ne gjuhen angleze. Dhe kjo eshte nje histori e trishtuar nga Kosova thote Seferi.
Projekti ka edhe fazen e dyte qe perfshin shfaqjen ne skene te nje pjese tetrale ne te cilen aktoret do te provojne te tregojne marredheniet ne mes te shqiptareve dhe serbeve te Kosoves ngjashmerite dhe dallimet e tyre dhe te gjitha keto ne baze te intervistave te mbledhura.
Projekti eshte mbeshtetur nga Fondacioni kulturor evropian Fondacioni Erste Fondacioni kosovar per shoqeri te hapur Fondi per shoqeri te hapur ne Serbi dhe Fondacioni gjerman Heinrich-Bll per Evropen Juglindore.