Kosove perfundon afati per regjistrimin e subjekteve per zgjedhjet

Zyrtare te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve thone se 28 subjekte politike midis tyre tete subjekte politike serbe tashme kane fituar te drejten per te marre pjese ne zgjedhje. Por jo te gjitha subjektet i kane plotesuar listat me kandidate per te garuar per deputet te Kuvendit te Kosoves. Per kete arsye KQZ-ve e ka shtyre afatin deri ne mesin e javes se ardhshme ne menyre qe subjektet politike te plotesojne listat dhe dokumentacionin shtese. Te 28 subjektet politike u takuan me ushtruesin e detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi dhe u dakorduan per kodin e miresjelljes me te cilin betohen per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi thote
Qellimi eshte qe gjate gjithe fushates por ne menyre te vecante edhe ne diten e zgjedhjeve partite politike kandidatet por edhe qytetaret qe dalin ne zgjedhje ta kryejne me nder nje detyre qytetare thote Jakup Krasniqi.
Ne mesin e 28 subjekteve politike qe do te garojne ne zgjedhje ndodhen edhe nje numer koalicionesh. Ne zgjedhjet e 12 dhjetorit garojne edhe dy jane subjekte te reja politike Levizja Vetevendosja e Albin Kurtit dhe Fryma e Re e udhehequr nga ish-perfaqesues te shoqerise civile Shpend Ahmeti e Ilir Deda. Kuvendi i Kosoves numeron 120 vende nga te cilat 20 jane te ndara per pakicen serbe dhe pakicat e tjera joshqiptare.
Organizimi i zgjedhjeve po respekton planin
Megjithe kohen e shkurter per zgjedhjet e jashtzakonshme qe do te mbahen me 12 dhjetor KQZ-ve thote se do te arrije te organizoje zgjedhjet konform kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi. Xhemajl Peqani nga sekretariati i KQZ thote per programin tone se organizimi i zgjedhjeve te jashtezakonshme kerkon angazhim te shtuar dhe sfida qendron ne faktin qe ne Kosove per here te pare organizohen zgjedhje te jashtezakonshme.
shte e vertete qe eshte nje kohe shume e shkurter por ne kemi mobilizuar te gjithe stafin si ate ne nivel qendror edhe ate ne nivel lokal. Pra per ne nuk do te kete dite uikendi por punohet 24 ore panderprere dhe jemi ne nje faze qe te gjitha planet po shkojne sipas dinamikes se parashikuar thote Xhemajl Peqani.
Serbet marrin pjese ne organizimin e zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ndihmohet nga te gjitha mekanizmat nderkombetare qe jane te instaluara ne Kosove dhe ndihma po behet ne forme te keshilldhenies. Ne organizimin e zgjedhjeve jane te pershire edhe pjesetare te komunitetit serb thote Xhemajl Peqani.
Kosova ka 37 komuna dhe ne kater komuna KQZ ka zyrtaret e saj nga komuniteti serb. Kemi komisionet komunale ne te gjitha komunat e Kosoves ku jane te perfshire edhe qytetaret e komunitetit serb thote Xhemajl Peqani. Sipas zotit Peqani KQZ-ve do te pergatitet per hapjen e vendvotimeveedhe ne vendbanimet serbe.
Ne teknikisht na obligon ligji qe tu ofrojme sherbim ndersa eshte e drejte e cdo qytetari qe te dale apo mos te dale ne zgjedhje thote Xhemajl Peqani.
KQZ shqyrton kandidaturat e Haradinajt Dacit dhe Kurtit
Edhe ne pjesen veriore te Kosoves do te organizohen zgjedhjet e pergjithshme megjithe kundershtimin e perfaqesuesve politike te serbeve te kesaj pjese.
Zyra ligjore e KQZ-ve eshte duke shqyrtuar kandidaturat e tre bartesve te listave te tri partive politike. Ate te Ramush Haradinajt i cili gjendet ne HageNexhat Dacit i cili u denua nga gjykata e qarkut ne Prishtine dhe Albin Kurtit i cili me heret ka qene i denuar poashtu nga gjykata e qarkut ne Prishtine. Per certifikimin e kandidaturave te tyre pritet te vendoset deri me daten 19 nentor nese keta tri bartes te listave per deputet kane te drejte apo jo te garojne ne zgjedhjet e jashtezakonshme qe do te mbahen me 12 dhjetor te ketij viti.
Autor Bekim Shehu/ Prishtina
Redaktoi Auron Dodi