E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim për bletët në Shkodër, bletërritësit të shqetësuar për sëmundshmërinë dhe prodhimin

Mbështetja për bletërritësit përmes skemave të subvencioneve, si dhe masat për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve të bletëve, ishin në fokus të takimit të zhvilluar në Shkodër me fermerët e këtij sektori. Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë, Nikolin Ucaj, dhe Drejtori i Shërbimit Veterinar Shkodër, Andi Bilali, prezantuan mundësitë e mbështetjes dhe rëndësinë e monitorimit veterinar për ruajtjen e shëndetit të koshereve.

“Qetësimet që keni ju në lidhje sëmundjet e bletëve, pra parandalimin si përdorim, si trajtojmë”, tha drejtori i Shërbimi Veterinar, Andi Bilali.

“Krijoni këto bashkime, sepse do t’ju shërbejnë shumë. Do të keni mundësi që të keni edhe fuqi më të madhe për të dalë në treg dhe për të konkurruar”, tha Nikolin Ucaj, Përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë.

Bletaret, ndërsa u njohën me procedurat dhe masat e parashikuara, ndanë edhe problematikat me të cilat përballen në terren. Në fokus të diskutimit të bletërritësve ishte veçanërisht përhapja e sëmundjeve të bletëve, pasojat që ato sjellin në kolonitë dhe nevoja për ndërhyrje në kohë, kontrolle të vazhdueshme dhe mbështetje më të madhe për fermerët.

Sipas specialistëve fokusi duhet të jetë tek përdorimi i alternativave biologjike dhe trajtimeve të përshtatshme, duke shmangur antibiotikët që mund të ndikojnë edhe në cilësinë dhe sigurinë e produkteve të bletarisë.

Gazetar: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›