Takim për luftën kundër korrupsionit, Çuçi: Duhet shembull nga institucionet
U zhvillua në qendrën e informimit të Bashkimit Europian, takimi për vlerësimin e kuadrit të korrupsionit në vendin tonë ku ishin të pranishëm ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, dhe ambasadorë të BE-së, dhe OSBE-së në Shqipëri.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i qeverisë shqiptare vuri theksin tek puna që duhet të bëhet në vijim. “ Duhet vullnet nga institucionet që të jepet shembulli i mirë. Lufta ndajkorrupsionit duhet të japë fryte. Ka një numër të madh zyrtarësh të referuar në organet e hetimi, janë 535 të tillë, mes të cilëve një numër i madh zyrtarësh të lartë, për korrupsion. Unë mendoj që hetimi nuk duhet stërgjatur apo mbyllur, duhet vullnet i plotë nga të gjitha hallkat për të bërë shembull që lufta kundër korrupsionit do të japë fryte” tha ministri Çuçi.
“Korrupsioni ul eficencën e shërbimeve publike. Ne jemi të gatshëm me të gjitha mjetet në dispozicion, që të ndihmojmë Shqipërinë në luftën ndaj korrupsionit” tha ambasadorja e BE, Romana Vllahutin.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
