E Enjte, 5 Nëntor 2026

Takime informuese në gjithë vendin për rritjen e pensioneve

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Takimet e hapura me pensionistë në të gjithë Shqipërinë vijuan edhe sot me diskutimin informues mbi çështjen e pensioneve.

Kryeministri Edi Rama, por edhe ministra, deputetë dhe krerë bashkish bashkëbiseduan me pensionistë për fokusin e qeverisë për rritjen e pensioneve.

Qeveria ka deklaruar se do të rrisë luftën kundër informalitetit të pagave sepse, sipas saj, i gjithë themeli i asaj që më pas ndikon dhe ndikon tek pensionet është kontributi, është paga reale.

Kryeministri Rama përcolli sot foto të takimeve të mbajtura, teksa ka theksuar angazhimin për përfshirjen e pensionistëve në hapësirën e rritje ekonomike.

“Vijojmë diskutimin e hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë 2030, me angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, deklaroi Rama. /j.p/

1 nga 27

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›