E Enjte, 5 Nëntor 2026

ITALI – Policia shkatërron tre breza familjesh të trafikut të kokainës

ROMË, 29 tetor /ATSH-DPA/- Një rrjet droge i drejtuar nga tre breza të së njëjtës familje nga banesa e tyre në qytetin jugor italian, Reggio Calabria është shkatërruar, njoftoi sot policia.

“Gjyshërit u arrestuan sot, së bashku me djalin dhe nipin. Ata u vendosën në arrest shtëpie”, thuhet në raportin e policisë.

Arrestimet erdhën pas një sërë informacionesh nga fqinjët e shqetësuar, duke bërë që policia të vëzhgonte bllokun e apartamenteve ku jetonte familja.

Ata u panë duke ulur kova nga ballkoni për klientët e tyre, të cilët merrnin pakot e kokainës dhe i vendosnin paratë në kovë.

Familja raportohet se kishte dhjetëra klientë dhe se kishte vendosur vëzhgues nëpër shtëpi për të paralajmëruar në rast se oficerët e policisë afroheshin.

Reggio Calabria, në Itali shihet si një pikë e nxehtë sociale. Lagjia Archi e Reggio Calabria ka një shkallë të lartë krimi dhe konsiderohet si një bastion i Ndrangheta-s, mafias kalabreze./ / a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›