Roberto Cavalli e shëmton Beyonce-n

Beyonce është shume e shëndoshë sipas Roberto Cavalli-t? Kjo në fakt është ideja që na vjen ndër mend kur shohim foton e ripikturuar të turneut të saj.
Modelja është vetë këngëtarja, por trupi i saj nuk ka asnjë ngjashmëri me te vërtetin. Stilisti e ka “dobësuar” tmerrësisht shumë me anë te Photoshop-it.
Fansat e Beyonce-s janë tërbuar ne Facebook. Sipas tyre Roberto Kavalli ka krijuar “një femër ideale surrealiste”. “Ajo është e mrekullueshme ashtu siç është dhe jo ashtu si tregohet ne këtë foto”- ka shkruar një fanse. “Nëse kjo është Beyonce, unë jam Naomi Campbell” - ka shkruar një tjetër. /Indeksonline/