E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Berisha McNalltit Do bejme gjithcka per zgjedhje te lira

Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot ne nje takim ministrin e Shtetit per Drejtesine te Mbreterise se Bashkuar Lordin Tom McNalli. Pas interesimit nga ana e McNalli per zgjedhjet vendore Kryeministri Berisha e ka garantuar ate se qeveria do te beje gjithcka per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme me 8 maj.

McNalli duke vleresuar marredheniet shume te mira te ekzistojne ndermjet dy vendeve ka nenvizuar se kjo vizite ne Shqiperi eshte nje shtyse me tej ne thellimin e tyre. Ai ka konfirmuar edhe njehere vazhdimin e mbeshtetjes dhe asistences nga qeveria britanike ne rrugen drejt integrimit evropian.

Kryeministri Berisha ka shprehur falenderim per ndihmen dhe mbeshtetjen e gjithanshme qe Mbreteria e Bashkuar i ka dhene dhe vazhdon t jape Shqiperise por vecanerisht ne ndihmen dhe mbeshtetjen per permiresimin dhe konsolidimin e sistemit te drejtesise dhe ne luften kunder krimit te organizuar.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›