Virgin, Apeli rivlerëson masat për 7 të arrestuar
TIRANË- Gjykata e Apelit bën rivlerësimin e masës së sigurisë për 7 nga të arrestuarit për kontrabandën e naftës Virgin. Në senacën e sotme, 7 nga 12 të ndaluarit jane paraqitur para trupit gjykues, pasi kanë apeluar masën e sigurisë caktuar nga Gjykata e Tiranës, arrest me burg në ngarkim të tyre.
Trupi gjykues ka lene serish ne burg Flamur Merkaj, Reshat Aleksin Fadil Abdurrahmanin dhe ka vendosur detyrim paraqitje per Bajram Fishekun. Nderkohe qe vijon seanca per Martin Fishekun, Iljaz Fishekun dhe shtetasin Genci Premcaj.
Ndërkohë për të ndaluarit e tjerë, Apeli do të bëjë rivlerësimin e masës së sigurisë në datën 29 mars.
Sipas prokurorisë, kompania EUROIL sh.a. me administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezi, e blinte naftën virgin dhe në vend të eksportit e tregntonin brenda vendit, duke përfituar kështu shuma të konsiderueshme. Arrestimi i tyre u bë në 11 mars dhe në 14 mars, gjykata vendi burg pa afat.