E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Jahjaga - Nikoliq i njëjtë si ai Thaçi - Daçiq

Takimi i presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që do të mbahet në Bruksel, do të jetë i njëjtë si ai i kryeministri Thaçi dhe kryeministrit Daçiq.

Sipas informatave që ka siguruar "Tanjug" nga udhëheqësit ndërkombëtarë, ky takim supozohet që do të ketë katër takime të ndara me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton.

Ende nuk dihet për çfarë tema do të diskutojnë Jahjaga dhe Nikolliq, por sipas mediave serbe interesi i të dyja palëve mbetet dialogu Prishtinë - Beograd, transmeton Zëri.

Sipas analistëve serb, ky takim nuk do të ndryshojë asgjë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Jahjaga-Nikoliq, pritet të takohen në fillim të muajit shkurt./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›