Takimi Kurti- Vuçiç, Tahiri: Deklarata e Borrell në Bruksel, ishte e padrejtë

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, nuk pati një rezultat konkret, ndonëse pritshmëritë ishin jo të vogla. Por nga ana tjetër, ka pasur edhe kritika ndaj kryediplomatit të BE-së Borrel, të cilat kanë ardhur nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, e cila ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, për deklaratën e bërë pas takimit Kurti- Vuçiç në Bruksel.
Tahiri thekson se Kosova është duke zbatuar marrëveshjen e arritur në 2011, por është Serbia që po kundërshton.
“Deklarata e përfaqësuesit të BE-së Joseph Borrell sot pas takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel ishte e padrejtë. Borrell është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje. Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, shkruan ajo në FB.
/rtsh.al/