E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfundon pa marrëveshje takimi në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç

Përfundon pa marrëveshje takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmi se palët nuk arritën një marrëveshje u bë i ditur nga kryediplomati i BE-së, Joseph Borrell. Në kushtet e mungesës së një rezultati nga ky takim, ai doli i vetëm në konferencën për shtyp.

Borrell theksoi gjithashtu se palët ranë dakord që procesi të vijojë në ditët e para të shtatorit. “Palët duhet të jenë të jenë këmbëngulëse dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale.Në veri të Kosovës ka një rritje tensionesh dhe për këtë situatë janë përgjegjëse të dyja palët”,- theksoi Borrel.

/rtsh.al/

 

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›