E Martë, 3 Nëntor 2026

Takimi Meloni-Sunak-Rama/ Kryeministri: Për potencialet e bashkëpunimit trilateral

Kryeministri Edi Rama është takuar në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe Rishi Sunak.

Kryeministri Rama ka shpërndarë në Facebook, videon e momentit të takimit me homologen italiane dhe atë britanik.

“Me kryeministren Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për potencialet e bashkëpunimit trilateral”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në rrjete sociale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›