Perfundon takimi Nano-Meta

Ashtu sic paralajmëroi një ditë më parë në intervistën e gjatë në Top Story, ku u vetëofrua si kandidat për president, ish-lideri i socialistëve dhe ish-kryeministri, Fatos Nano nisi njohjen e të gjithë kryetarëve të partive parlamentare me platformën e tij për postin në krye të shtetit.
Ka përfunduar para pak minutash takimi mes kryetarit të LSI-së Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili synon të kandidojë për postin e presidentit të Republikës.
Në përfundim të takimit, Nano ka deklaruar për mediat se po shqyrton me Metën të gjitha mundësitë për kandidimin e tij, që sipas tij synon profesionalizimin e politikës shqiptare, me qëllim implementimin e prioriteteve për integrimin.
“Po identifikojmë me pjekuri dhe qetësi mundësitë Ramë dakord me zotin Meta për nevojën për një politikë më të mirë, që t’i shërbejë proçesit të integrimit
Fatos Nano
Ish-kryeministër i Shqipërisë që ekzistojnë për të ndërtuar një proçes sa më konsensual, që do të ishte në përputhje me vlerësimin që unë kam, me axhendën evropiane të Shqipërisë, me 100-vjetorin e pavarësisë dhe me nevojën, për të cilën ramë dakord me zotin Meta, për një politikë më të mirë që t’i shërbejë realizimit të këtyre prioriteteve”, ka deklaruar Nano.
Duke premtuar vazhdimin me transparencë të këtij proçesi, ish-kryeministri ka ftuar mediat që të tregohen të duruara për një çështje kaq të rëndësishme dhe komplekse.
I pyetur nga mediat mbi deklaratën e kryeministrit Berisha për kandidaturën e mundshme të tij për postin e kreut të shtetit, Nano është përgjigjur me ironi duke thënë:
“Besoj se kryeministri bën mirë që nuk sposton axhendën e shpallur për pastrimin e Shqipërisë nga ndotja dhe unë nuk bëj pjesë në këtë ndotje”.
Ai ka shtuar më tej se takimi mes tij me kryetarin aktual të PS, Edi Rama, mund të ndodhë në fillim të javës tjetër, ndërkohë që ai me kryeministrin nuk është përcaktuar ende.
Sa për bashkëpunimin me Ilir Metën, marrëdhëniet me të cilin gjatë kohës që të dy ishin në pushtet u acaruan në maksimum, Nano ka thënë: “Partia e Metës është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe unë duhet të lëviz me hapin e integrimit”.
Ndërsa vetë Meta, në prononcimin për mediat ka vlerësuar se, më shumë sesa emri i presidentit, rëndësi ka klima politike që sipas tij duhet të dezintoksikohet.
“Kandidimi i Fatos Nanos si president është një kontribut për proçesin integrues. Proçesi i zgjedhjes së presidentit duhet të faktorizojë Shqipërinë dhe jo individin apo subjektin”, ka deklaruar Meta.
Nano president? Reagon Berisha
Sali Berisha mund ta takojë Fatos Nanon për të dëgjuar platformën e tij presidenciale në përpjekje që lideri historik i së majtës të marrë mbështetjen e aktorëve kryesorë politikë për një kandidim konsensual.
Por Sali Berisha nuk është gati të pranojë Fatos Nanon si një kandidat konsensual. I pyetur nga gazetarët, kryeministri u përgjigj shkurt, por bëri të qartë se Partia Demokratike do të ketë kandidatin e saj, i cili do të vendoset nga forumet e forcës më të madhe në pushtet.
“Unë i kam bërë komentet e mia. Kandidati do të jetë një nga personalitetet e PD”, deklaroi Berisha.
Nëse nuk ka konsensus, pra nëse një kandidat për president nuk siguron 84 vota, 3 raundet e para për zgjedhjen e kreut të shtetit do të mbyllen pa sukses dhe votimi quhet i kryer edhe nëse në garë nuk paraqitet asnjë kandidat.
Nëse nuk ka konsensus, e gjithë beteja mes kandidatëve për president do të zhvendoset në 2 raundet e fundit.
Sipas ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës 4 vjet më parë, president zgjidhet kandidati që merr të paktën 71 vota, që është dhe numri magjik për të mos çuar vendin në zgjedhje.
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano e shpalli ambicjen e tij për të marrë drejtimin e postit të kreut të shtetit mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Top Story”, në Top Channel.
Zgjedhja e presidentit
Nano president? Reagon Berisha
Shoqëria Civile për Presidentin
Top Story, Nano vetëofrohet President