E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi Rajonal i Presidentëve, Nishani takon homologun maqedonas

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në kuadër të Takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve po zhvillon një takim me Presidentin e Maqedonisë  George Ivanov.

Në takimin mes presidentëve Nishani dhe Ivanov pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Takimi i përvitshëm i katër Presidentëve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë ka nisur punimet ditën e djeshme ndërsa sot samiti do të përmbyllet me një konferencë për shtyp e Presidentëve.

Tematika kryesore, rreth së cilës është diskutuar në këtë Samit të pestë të radhës është: Përqasje për shfrytëzimin praktik të mundësive për bashkëpunim rajonal më efikas.

Synimi i këtij takimi ka qënë gjetja dhe shfrytëzimi i mëtejshëm i fushave me interes të përbashkët që çojnë drejt forcimit të marrëdhënjeve të fqinjësisë së mirë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal midis 4 vendeve.

Më shumë për takimet e Presidentit Nishani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›