E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani:Heqja e fotos rast i paprecedentë. Kryeministri të bëjë punë jo xheste

Ka përfunduar në Durrës takimit të 5-të Rajonal i Presidentëve.

Në samitin i cili zgjati dy ditë, tema kryesore ka qënë bashkëpunimi rajonal dhe efikas mes 4 vendeve fqinje Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Në mbyllje të samitit, presidenti Bujar Nishani theksoi se tashmë idetë janë të qarta; bashkëpunim dhe rrugë e përbashket drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Nishani theksoi se është arritur të çrrënjoset mosbesimi. Ky samit ka rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tha Nishani.

I pyetur në lidhje me heqjen e fotos së tij nga institucionet, presidenti Nishani u shpreh se është e paprecedentë që një kryeministër e nis punën me një xhest.

“Në fakt është e padëgjuar më parë që një kryeministër ta nisë punën me heqjen e fotos së presidentit. Nuk ka ndodhur nodnjëherë, nuk do të ndodhë dhe nuk është serioze. Është një xhest dhe si i tillë nuk kërkon angazhime dhe lodhje, apo fantazi dhe inteligjencë. Heqja e fotos së presidentit është një xhest dhe jo punë dhe kryeministrit duhet të bëjë punë dhe jo xheste. Kushtetetuta e përcakton që presidenti është kreu i shtetit dhe kushtetuta ia ngarkon presidendit përfaqësimin e unitetit të kombit. Ismail Qemali është kontribues I konsolidimit të shtetit shqiptar por historia është histori dhe serioziteti është seriozitet. Sforcimet për ta vendosur përballë presidentin si kundërshtar politik nuk janë të denja për demokracinë.  Unë besoj se shqiptarët kanë nevojë për bashkim, punë, zhvillim ekonomik. Presidenti do të jetë në shërbim të unitetit të popullit është shprehur Nishani.

Më shumë për takimet e Presidentit Nishani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›