E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Rama-Meta, Brace: Rama, brenda mandatit, por s’duhet tejkaluar

TIRANË-Takimi i sotëm Rama-Meta ka shqetësuar sot dhe deputetin socialist Erjon Brace.
“Edi Rama është brenda mandatit dhënë nga PS, por ky mandat duhet respektuar, por edhe nuk duhet tejkaluar”. Kështu shkruan deputeti socialist, Erjon Brace në profilin e tij në Facebook, vetëm pak kohë pas mbylljes së takimit mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Sipas tij, agresiviteti ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga Rama për këtë takim, ishte i tepërt dhe i papërshtatshem! “Une mendoj se ndjeshmeria dhe respekti ndaj cdo sensibiliteti që vjen nga secili socialist apo secili opozitar, cdo shqiptar, duhet të jetë thelbi i sjelljes sonë”- shkruan Brace.

Ai duke dashur të sqarojë gjithë ata të interesuar për takimin mes tyre thekson se “Edi Rama ka marre nga Kryesia e PS dhe Grupi Parlamentar i PS mandatin te kerkoje, negocioje dhe punoje,… per nje proces konsensual politik, ne Kuvend dhe jashte tij, me produkt zgjedhjen e nje Presidenti konsensual ne respekt te frymes se Kushtetutes si “perfaqesues i unitetit te popullit”!

Sipas Braces, ky eshte synimi i PS, rekomandimi i BE, konkretisht komisionerit Fyle, javën që shkoi ne Tirane.

“PS praktikisht nuk ka vota per te zgjedhur Presidentin! Ndaj për PS ka shume rëndësi procesi politik, konsensual, për zgjedhjen e Presidentit! Per PS menyra se si zgjidhet Presidenti dhe nje “President konsensual” mban në këmbë shtetin demokratik ne Shqiperi! PS nuk duhet t’i lëshojë Sali Berishës në këtë qëndrim”- shkruan më tej ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›