Anëtarësimet, PS: Polici u nxjerr armën të rinjve
TIRANË- Partia Socialiste ka denoncuar publikisht efektivin e policisë Shkëlqim Ismaili, se ka nxjerrë armën ndaj disa aktivistëve të saj.
Burime nga selia rozë bëjnë me dije se gjatë aktivitetit për anëtarësimet e reja në PS, në zonën tek tek ish-fusha e aviacionit, ka pasur tension mes policisë dhe disa të rinjve socialistë, të cilët sipas Partisë Socialiste efektivët e policisë kanë reaguar ashpër ndaj të rinjve duke i etiketuar si komunist, ndërsa në një moment sipas po të njëjtave burime efektivi Shkëlqim Ismaili ka nxjerrë armën. Kjo ka sjellë si pasojë dhe reagimin e të rinjve duke shkaktuar një situatë tensioni. Më pas policia ka shoqëruar disa të rinj në komisariatin numër 2.
Deputetët e PS, Sajmir Tahiri dhe Vasilika Hysi janë drejtuar pas incidentit komisariatit numër 2 Tiranë, për të kërkuar lirimin e të rinjve dhe për të bërë kallzim penal ndaj efektivit të policisë Shkëlqim Ismaili, ndërkohë që disa të rinj po protestojnë para komisariatit për arrestimet.
(el.me/BalkanWeb)